Një person mbeti i plagosur rëndë pas një sherri me thika që ka ndodhur në ambientet e një lokali në hyrje të Durrësit te rruga e “Portit”.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin Rajonal të qytetit, ku dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht verbalisht në lokal dhe ka agravuar më pas në përdorimin e thikës.M.k












