Pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë. Një “Benz” luksoz me targa AA 888 XX i drejtuar nga një adoleshent 19-vjeç me inicialet J. Breçani doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së lartë duke goditur një vajzë 30 vjece.
Sipas burimeve nga spitali, vajza rreth të 30-ve ka humbur njërën nga këmbët nga goditja e “Benz”-it që e mori përpara me shpejtësi rrufe.
Vajza e aksidentuar është futur në sallën e operacionit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, thonë burime bga spitali i traumës. a.b











