Foto ilustruese
5 makina u përplasën njëra me tjetrën këtë pasdite në Sauk Tirana.
Një drejtuese mjeti, vajzë 28 vjeçe u dërgua në spital pas përplasjes.
Informacion paraprak
Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. m.l











