Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale përgjatë zonave bregdetare të qarkut të Vlorës.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasit:
E. H., pasi është konstatuar se kishte zënë hapësirën publike në Jalë, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse;
TH. D., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar në një objekt ekzistues në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse;
M. M., pasi është konstatuar se ishte duke ndërtuar një strukturë prej hekuri në Dhërmi, pa lejen e organeve përkatëse.
Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë u procedua penalisht shtetasi A. M., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim një shtetas i mitur 15 vjeç, se ka kryer veprime të turpshme kundrejt tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.r.k












