• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Malcolm: Serbia kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht me Kosovën si pjesë të saj

droni by droni
5 June, 2021
in speciale
0
Malcolm: Serbia kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht me Kosovën si pjesë të saj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë tetorit të vitit 1918, ushtria serbe, me ndihmën e aleatës të saj, ushtrisë franceze, ia doli t’i ripushtojë trojet verilindore shqiptare, që i kishte pushtuar më 1912 dhe që iu njohën nga Konferenca e Londrës. Për të evituar qëndresën e shqiptarëve, komanda e kësaj ushtrie, më 29 shtator 1918, hidhte me aeroplan qindra proklamata, në disa qytet të këtyre trevave (Kumanovë, Shkup, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Novi Pazar, Plavë, Guci ). Me anë të atyre ftoheshin shqiptarët të luftonin kundër ushtrisë austro-hungareze e të viheshin në mbrojtje të minoritetit serb. Tërhiqej vërejtja se nëse kërkesa do të përfillej, atyre do t’u ofrohej “ miqësia”, që do të thoshte që ata do të bëheshin pjesë e pushtimit të tokave të tyre.

Shteti i ri Jugosllavi u shpall më 1 dhjetor të vitit 1918. Ai zyrtarisht u quajt “Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve” (SKS) dhe u formua Mbretëria Serbe, Mbretëria e Malit të Zi (me ç’gjë Nikolla dhe dinastia e tij u përmbysën) dhe nga disa pjesë të të Austro-Hungarisë, përfshirë Slloveninë dhe territoret kroate. Serbia ishte elementi mbizotërues, jo vetëm për shkak të madhësisë së saj dhe ushtrisë ngadhënjyese, por edhe për shkak se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës, Aleksandër Karagjorgjeviq (i cili u bë regjent në vend t’et, më 1914), u shpall mbret i shtetit të ri.

Sa i përket Kosovës, ajo u përfshi vetvetiu në këtë proces, sepse konsiderohej një pjesë integrale e Mbretërisë së Serbisë. Të gjithë komentatorët e asaj kohe si dhe të gjithë historianët e mëvonshëm, si duket e kanë pranuar këtë ide si një fakt të qartë dhe legjitim. Malcolm beson se e vërteta- sa u përket fakteve legjitime- është ndryshe. Kosova (përfshirë edhe Sanxhakun I.A.), sipas tij, ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb. Malcolm shton : Mirëpo, e vërteta e çuditshme është se Kosova nuk është inkorporuar legalisht në Serbi as në bazë të standardeve të ligjit ndërkombëtar.

Kur Kosova u okupua në vitet 1912-13, Në Serbi ishte akoma në fuqi kushtetuta e vitit 190. Neni 4 i kësaj kushtetute e bën të qartë se asnjë ndryshim në kufijtë e Serbisë nuk mund të jetë i vlefshëm pa pëlqimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe jo “Asambleja e Zakonshme “ose parlamenti. Pra, fjala është për një asamble më e gjerë që duhej të mblidhej për të shqyrtuar posaçërisht çështjet kushtetuese dhe një asamble e tillë nuk u mbajt kurrë për të diskutuar ose ratifikuar zgjerimin e kufijve të Serbisë, që do të përfshinte Kosovën dhe Maqedoninë.

Nga pikëpamja serbe, pretendohet se, megjithëse nuk u respektua procedura korrekte e brendshme kushtetuese e Serbisë, territoret u aneksuan në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe falë fuqisë për të lidhur marrëveshjet që mbreti kishte. Sidoqoftë, e vërteta dhe faktet tregojnë se Kosova nuk i përkiste Serbisë për asnjë kriter. Për më tepër, Kosova nuk është e inkorporuar ligjërisht në Serbi as sipas ligjit të brendshëm ose në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. Sepse, sipas Zef Mirdite, (U povodu knjige Noela Malcolma “Kosovo. A Short History” ) autori argumenton, kur një territor kalon nga një shtet në tjetrin me ndihmën e okupimit dhe at gjatë kohës së luftës, ai akt pas luftës duhet të njihet me marrëveshje midis dy palëve ndërluftuese. Kjo i referohet marrëveshjes së Londrës që u nënshkrua pas luftës midis aleatëve ballkanikë (përfshirë Serbinë) dhe shtetit osman. Sidoqoftë, Serbia kurrë nuk e ka ratifikuar atë. E njëjta gjë është e vërtetë për Traktatin e Kostandinopojës, të lidhur në Mars 1914 midis Serbisë dhe shtetit Osman, sipas të cilit Traktati i Londrës konsiderohej i ratifikuar. As Serbia kurrë nuk e ka bërë atë. E njëjta gjë është rasti me marrëveshjen në Sevres në 1920, dhe madje edhe me atë në Ankara në 1925, e cila mbeti e pavlefshme dhe joefektive në lidhje me aktin e aneksimit të Kosovës në Serbi. Gjegjësisht, me marrëveshjen në Ankara në 1925, Turqia e konsideroi Kosovën një pjesë të Jugosllavisë, dhe jo Serbisë.

Me formimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, (sipas autorit Rexhep Shkrijel), filloi rrëmbimi dhe shkatërrimi i pronave myslimane – “të aga dhe bejlerëve, të cilët u plaçkitën dhe u dogjën, dhe një numri aga dhe bejlerësh dhe shërbëtorët e tyre u ekzekutuan”. Këto grabitje u kryen nga fshatarët serbë (kmetët) sepse ata besonin se kishin të drejtë në tokën që kishin dhënë me qira për kultivim. Siç dihet, shërbëtorët ishin qiramarrës të tokës, ndërsa pronarët e saj të vërtetë ishin agallarët dhe bejlerët.

Përveç në Sanxhakut, Kosovë dhe Maqedonisë, shumë myslimanë jetuan në Mbretërinë e re. Mbretëria e sllavëve të jugut e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve u përpoq të heqë qafe popullsinë jo lojale shqiptare, e cila konsiderohej si një faktor shpërbërës, dhe në atë mënyrë të fitonte tokë të përshtatshme për kolonizim. Një seri masash direkte dhe indirekte inkurajuan myslimanët e pavendosur të migrojnë dhe për atë qëllim u përdorën institucionet shtetërore të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (Jugosllavia).

Menjëherë pas themelimit të Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, popullimi i Kosovës, Dukagjinit dhe Maqedonisë me serbë, malazezë dhe sllavë ishte detyrë me prioritet. Për shumë politikanë serbë dhe disa shkencëtarë, popullata shqiptare ka qenë gjithmonë një problem serioz që duhej zgjidhur. Në artikullin “Problemet e kolonizimit tonë të brendshëm”(«Problemi naše unutrašnje kolonizacije»), i cili u botua në revistën Letopis Matice srpske (Novi Sad, 1925, libri 303, vëll.3). …Anton Melik deklaron se atje “Arnautët, në disa zona, arritën një shumicë absolute, sepse, sipas statistikave tona nga viti 1920, ata përbëjnë 63.9% në rrethin e Kosovës, 60.5% në rrethin e Zveçanit, 65.9% në rrethin e Prizrenit , dhe Dukagjini deri në 80.8%…..Detyra kryesore “duhet të jetë prishja e unitetit të Arnautëve të banuar, në atë mënyrë duhet kolonizuar në radhë të parë Fushën e Kosovës dhe Dukagjinin”.

Në disertacionin e doktoratës Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1919-1941) (Prishtinë, 1981), Mi. Obradoviq shkruan autori Petrit Imami, (2016, Serbët dhe shqiptarët..,) vëren se një nga shkaqet që krijoi tension dhe shkaktoi pakënaqësi tek shqiptarët në Kosovë ishte mënyra në të cilën qeveria ushtroi zgjidhjen serbe “Borgjezia serbomadhe dëshironte të thyejë kompaktësinë e fshatrave shqiptare duke sjellë kolonë tek ata. Shqiptari krenar nuk mund të toleronte poshtërimin nga kolonët agresivë, kështu që ky ishte shkaku i ekzekutimeve dhe krijimit të kaçakëve të rinj. (…) Xhandarët gjithashtu kontribuuan në marrëdhëniet e këqija midis kolonëve dhe shqiptarëve. Në krye të detyrës, ata kryen abuzime, nxitën kolonët kundër shqiptarëve, plaçkitën gjithçka që u pëlqente dhe ekzekutuan pa ndonjë arsye…

Pasi Serbia krijoi një administratë pushtuese përmes një regjimi ushtarak dhe policor, ajo kreu mizori dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, duke përdorur forma të ndryshme të dhunës. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, më 1 maj 1918, në Shkodër u krijua Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Programi i këtij komiteti parashikonte zgjidhjen e dy detyrave kryesore: sigurimin e pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit shqiptar dhe aneksimin e Kosovës dhe të gjitha rajoneve të okupuara shqiptare me Shqipërinë, në një shtet të vetëm komb, si një kusht i domosdoshëm për zhvillim politik, ekonomik dhe kulturor të popullit shqiptar. Duke shpresuar, si organizatat e tjera patriotike, që Konferenca e Paqes në Paris do të zgjidhte çështjen shqiptare, Komiteti i Kosovës i dërgoi asaj memorandume të njëpasnjëshme duke kërkuar që të respektohet pavarësia e shtetit shqiptar dhe të ndreqen padrejtësitë që i bëhen Shqipërisë në Konferencën e Londrës.

Komiteti, i cili kishte në programin e tij çlirimin e Kosovës dhe rajoneve të tjera shqiptare, mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe demokratizimin e tij.

Nga: Ismet Azizi

Previous Post

VIDEO&FOTO/ Ndodet me naftë bregdeti i Durrësit, mbahet sekret nga institucionet përgjegjëse

Next Post

Horoskopi, 6 Qershor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 26 Mars 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 6 Qershor 2021/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.