• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u përmbyt informimi i drejtë nga televizionet gjatë fushatës elektorale

droni by droni
2 June, 2021
in Kryesore, Politika
0
Shoqatat e gazetarëve në krah të Mustës, sfond politik në arrestimin e saj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Besar Likmeta

Me gjobitjen e televizionit publik, RTSH, për shkeljen e heshtjes zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare të prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërfilli njëanshmërinë e madhe në të gjitha mediat elektronike shqiptare në favor të Partisë Socialiste në pushtet, thonë ekspertët.

Komisioneri e gjobiti RTSH-në- e cila financohet nga publiku, me dy milionë lekë, rreth 16,250 euro, në përgjigje të një raporti të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, i cili për herë të parë në zgjedhjet parliamentare të prillit monitoroi ndarjen e kohës televizive për partitë politike në mediat transmetuese.

Të dhënat e AMA-s të analizuara nga BIRN tregojnë se televizionet e shkelën kodin zgjedhor duke i kushtuar më shumë kohë transmetimeve për Partinë Socialiste në pushtet sesa rivalëve të saj kryesorë, Partisë Demokratike dhe partive të tjera të vogla.

AMA rekomandoi sanksione kundër disa medieve, por Komisioneri vendosi të gjobisë vetëm televizionin publik për thyerjen e “heshtjes zgjedhore” në prag të votimeve.

Ekspertëve kjo u duket e pabesueshme, ndërsa një anëtar i bordit të AMA-s, Sami Neza, tha se ai ishte “i befasuar”.

“Ne kemi çuar më tepër masa, domethënë propozime për masa administrative dhe në të gjitha rastet nuk janë konsideruar,” tha Neza.

Premto Gogo, drejtori ekzekutiv i Koalicionit për Reformat, Integrimin dhe Institucione të Konsoliduara, KRIIK, një OJQ e përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri, tha për BIRN:

“Mediat nuk kanë qenë të ekuilibruara në mbulimin e fushatës zgjedhore. Ky sanksion do të rëndojë vetëm tatimpaguesit.”

Sipas kodit zgjedhor, televizioneve u kërkohet të sigurojnë një mbulim të ekuilibruar, pluralist dhe të paanshëm gjatë fushatës zgjedhore, duke respektuar standardet e gazetarisë profesionale dhe duke shmangur përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

Kodi përcakton që transmetuesit duhet të caktojnë kohë të barabartë transmetimi për dy partitë më të mëdha dhe këto parti nuk duhet të marrin më shumë se dyfishin e kohës së transmetimit të partive më të vogla politike.

Megjithatë, sipas të dhënave të mbledhura nga AMA nga 22 stacione televizive dhe të analizuara nga BIRN, 41.2 për qind e kohës televizive gjatë lajmeve iu kushtua Socialistëve në pushtet, 32.9 për qind Partisë Demokratike në opozitë, si dhe 15.4 për qind qeverisë dhe presidentit. Socialistët i fituan zgjedhjet dhe Rama arriti të siguronte një mandat të tretë radhazi si kryeministër.

Dominimi i Partisë Socialiste është edhe më i madh nëse merren në analizë vetëm tre televizionet e mëdhenj privatë kombëtarë, TV Klan, Top Channel dhe Vizion Plus, të cilët kanë dhe pjesën më të madhe të audiencës në tregun shqiptar. Në këta të tre, socialistët gëzuan 50.4 për qind të kohës televizive, krahasuar me 33.1 për qind që iu kushtua demokratëve.

“Nuk mund më të përmend me emra mediat, por ke raste që media kanë transmetuar edhe 80% në një krahë politik gjatë fushatës zgjedhore”, tha Neza, anëtar i bordit të AMA-s. ” Mendoj që duhet të ketë një qasje tjetër qoftë edhe në ligj, në lidhje me disiplinimin e mediave në fushatë elektorale.”

Përfaqësimi i dy partive kryesore në emisionet televizive ishte më i ekuilibruar për sa i përket kohës së transmetimit të caktuar nga të gjitha stacionet televizive kombëtare dhe lokale të monitoruara nga AMA.

Por nëse analizon tre televizionet e mëdhenj kombëtarë të vendit, të cilët kanë programet më të njohura politike, dominimi i partisë në pushtet është i qartë: Top Channel, Klan TV dhe Vizion Plus i dhanë 48.2 për qind të kohës në programe televizive kandidatëve të Partisë Socialiste dhe vetëm 23.9 për qind atyre të Partisë Demokratike.

Edhe për sa i përket transmetimeve të drejtpërdrejta, televizionet kryesore shqiptare favorizuan socialistët e Ramës me 48.6 për qind të kohës së transmetimit, krahasuar me 38.9 për qind për demokratët.

Dy partitë më të mëdha morën gjithashtu disa herë më shumë kohë transmetimi sesa kufiri i vendosur nga kodi zgjedhor, në krahasim me 17 partitë e tjera që garonin për në parlament.

Marrë së bashku, Socialistët dhe Demokratët gëzuan 74.1 për qind të mbulimit të lajmeve, 71.3 për qind të kohës së transmetimit në programe televizive dhe 87.8 për qind të kohës së transmetimit të caktuar për transmetimet e drejtpërdrejta të eventeve nga fushata zgjedhore.

“Koha e vënë në dispozicion dy partive kryesore ndikon drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor “, tha Elvin Luku, profesor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.

Pabarazia fillon me kodin zgjedhor, tha ai, i cili cakton më shumë kohë transmetimi për partitë kryesore sesa për partitë dhe lëvizjet e reja ose të vogla politike.

” partitë e vogla kanë pak mundësi financiare për reklama, spote e aktivitete dhe raporti i përfaqësimit të tyre në televizionet private vendore e kombëtare është thuajse inekzistent krahasuar me dy partitë e mëdha,” shtoi Luku për BIRN.

Burrat të favorizuar në krahasim me gratë

Përveç mungesës së ekuilibrit midis partive, gratë gjithashtu vuajtën krahasuar me kolegët e tyre dhe konkurrentët burra për në parlament, pavarësisht nga përkatësia politike.

Në të gjithë stacionet televizive kombëtare dhe lokale të monitoruara nga AMA, burrat gëzonin 80.8 për qind të kohës televizive krahasuar me 19.2 për qind që shkonte për gratë, pavarësisht nga fakti se 39.8 për qind e kandidatëve që garonin për parlament ishin gra.

Një raport monitorimi i realizuar nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, mbi mbulimin e grave në media gjatë fushatës zgjedhore kritikoi si “sipërfaqësore” mënyrën në të cilën katër televizione kombëtare mbuluan çështje të rëndësishme për votueset femra në edicionet e tyre të lajmeve të mbrëmjes.

Ndërsa emisionet politike, posaçërisht ato të drejtuara nga gazetare, u jepnin më shumë mundësi kandidateve femra, kjo shpesh kufizohej në një numër të vogël emrash të njohur, ndërsa kandidatet e reja luftonin shumë për të siguruar kohë televizive.

“Programet televizive që kemi monitoruar tregojnë se koha e transmetimit për burrat është gjithmonë më e madhe se koha e dhënë për gratë”, tha drejtoresha ekzekutive e AWEN, Ines Leskaj. “Gjithashtu, në kronikat e transmetuara gjatë edicionet informative gjatë periudhës së fushatës, në qendër ishin politikanët meshkuj.”

Leskaj tha se mbulimi i fushatës neglizhoi çështje të rëndësishme të tilla si dhuna me bazë gjinore, e cila është një problem i madh në Shqipëri, neglizhoi gazetaret femra dhe favorizoi kandidatet që përdorën gjuhë agresive.

“Më shumë kohë televizive iu dha kandidateve që sulmuan kryeministrin ose liderët e tjerë të partisë dhe që përdorën gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve”, tha Leskaj.

Përveç monitorimit të caktimit të kohës së transmetimit, AMA gjithashtu bën rekomandime gjatë fushatës për televizionet në mënyrë që ata ta ekuilibrojnë më mirë mbulimin e tyre, duke kompensuar partitë e neglizhuara më parë.

Por anëtari i bordit të AMA-s, Neza, tha se procesi nuk ishte i drejtë.

“Ju mund të keni favorizuar dikë në prime time dhe shkon e kompenson jo në prime time, por e kompenson paradite,” tha ai. “Kështu që edhe kompensimi duhet rishikuar si mekanizëm që siguron barazinë e transmetimit me kohë.”

Neza bëri thirrje gjithashtu për ndryshime ligjore për të rregulluar pushtetin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të vendosur sanksione, duke i thënë BIRN: “Duhet të jetë ligji dhe aktet nënligjore që duhet ë detyrojnë atë që të reagojë ndaj sjelljes disproporcionale të mediave në raport me aktorët poltikë..” reporter.al

 

 

Previous Post

Shpërthen bombula me oksigjen në shtëpi, 17 vjeçari rëndë në spital

Next Post

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Nuk bëra divorc për vettingun, arsyet nuk i ndaj me publikun

droni

droni

Next Post
KPK/Debat i ashpër mes prokurores Elisabeta Imeraj dhe vëzhguesit ndërkombëtar Jakobs. Përgjigjet e Imeraj për akuzat dhe dyshimet e Jakobs

Prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Nuk bëra divorc për vettingun, arsyet nuk i ndaj me publikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.