Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit ka çuditur edhe me shumë sot ndërsa deklaroi se videot e publikuara në tik tok nuk kanë qënë të saj dhe se ajo nuk mban llogari në këtë rrjet social.
Kapedani tha se dikusj i ka shperndarë ato. E kontaktuar nga Fax News pas vendimit të ILD-së për nisjen e procedimit disiplinor, Enkeleda Kapedani është shprehur se videot janë të inskenuara qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.
Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e shoëbizit shqiptar.
Enkeleda Kapedani bën kryetaren e gjykatës në Elbasan prej një viti emëruar atje nga KLGJ. Ajo është ‘new entry’ e reformës në drejtësi. Para pak kohësh liroi nga burgu një anëtar të bandës së Gaxhait ndërsa paditi portalin newsbomb pasi i publikoi një foto me syze. Ndërsa tani e njohin të gjithë përfshirë edhe shijet. a.b












