Aristidh Papa, i ashtiquajturi Ari Papas, që u ekzekutua këtë pasdite në Athinë ka një listë të gjatë krimesh ku dyshohet se është i përfshirë.
Mediat greke shkruajnë se Papas ishte anëtari kryesor i një bande mafioze shqiptare, e cila në dy vitet 2007-2008 dyshohet se ishte përfshirë në 12 vrasje dhe 10 plagosje.
“Banda e parë, ku 32-vjeçari bënte pjesë përbëhej nga 9 shqiptarë dhe e dyta nga 5 shqiptarë. Disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale janë burgosur, ndërsa ata që mbetën jashtë po vazhdojnë “hakmarrjen” vrasëse,” thuhet në artikull ndër të tjera.
Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve:
Vrasja në 2008 në Keratsini
Vrasja e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë”, shkruajnë mediat greke. a.a











