Ndërkohë që vetëm pak ditë para zgjedhjeve është regjistruar një kompani e re nga ‘familja’ e inceneratorëve, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, thuhet se gjithcka po bëhet për të siguruar një shpërblim afatgjatë dhe legal për mbështetjen që i dhanë Ramës në zgjedhje.
“Me sa duket, inceneratorët po tentojnë të hyjnë në tortën e karburanteve.
Objekti i kësaj kompanisë përkon shumë me 3 licencat që do jepen për ‘gjurmimin/ fiskalizimin’ e karburanteve. Rastësi? Mbase. Por siç ka thënë dhe Simon Van Booy tek ‘Dashuria fillon në dimër’; Rastësia do të thotë se je në rrugën e duhur.
Një gjë është e sigurtë. Mandati i tretë do të jetë plot me surpriza. Tashmë që klanet në PS po ravijëzohen dhe lufta ka shpërthyer haptazi, inceneratorët nuk ka se si të mos jenë pjesë e betejës.
A do të lejojë klani kundërshtar i Erion Veliajt që inceneratorët të sulmojnë tregun e karburanteve?
Booo. Gjerat po bëhen shumë interesante”, thotë gazetari Klodian Tomorri.
Në datën 12 prill 2021, pra një muaj e gjysëm më parë QKB ka regjistruar kompaninë KUDOPAY.
“Ortakët e kësaj kompanie janë tre emra të shumë njohur për publikun, Stela Gugallja e inceneratorit 22 milionë euro në Elbasan, nënë e femijëvë të Mirel Mertirit një emër tjetër ky i shumë akuzuar për skemën e inceneratorëve, që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, politikani që dështoi me copën e Librës së tij, që lajmet më të mëdha kishte sulmet ndaj Ramës, sot pasi la parlamentin e shkoi në krye të Top Channel shton kompanitë ku është aksioner, nga Bullgaria në emër të Evës, bashkëshortes së tij, në Tiranë ku është vetë aksioner me 16% tek KUDOPAY.
Vjollca Hoxha, e Top Channel, eshtë aksionerja e trete e KUDOPAY me 17% dhe pjesën tjetër prej 67% të aksioneve e ka Stela Gugallja e inceneratorit të Elbasanit”, shkruan cna.al që ka investiguar në mënyrë të vazhdueshme rreth lidhjes media-inceneratorë-qeveri.











