Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në një lagje të Athinës, pasditen e sotme, shkruajnë mediat vendase.
Viktima mësohet se quhet Aris Papas, 34 vjeç, ndërsa në momentin e krimit ka qenë duke pirë kafe në një lokal.
Një person e ka qëlluar 8 herë në kokë dhe në gjoks me një pistoletë duke i marrë kështu jetën.
Aris Papas i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën.
Fillimisht i ndjeri është transportuar për në spital me shpejtësi por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq gjatë rrugës për në spital.
Duke iu referuar mediave greke, mësohet se krimi i rëndë ndodhi në orën 17:55, në Rrugën “30 Durrachiou” në Sepolia të Athinës.
Atentatori pasi qëlloi u largua me nje taksi ndërkohë që policia është vënë më ndjekje. a.a












