Një person është gjetur i mbytur në det sot në Durrës.
Besohet se i mbyturi është një shtetas i huaj, sipas gjasave me origjinë nga vendet e Lindjes së Mesme.
Nuk dihen ende rrethanat e mbytjes. a.b
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2021, në Portin e Durrësit, në afërsi të barkave të peshkimit është gjetur i mbytur në ujë një shtetas i seksit mashkull, i paidentifikuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, ku nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.











