Një punonjës i fabrikës është dëmtuar nga zjarri që ka rënë në fabrikën e tullave në Maminas.
Shijak/ Informacion paraprak
Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











