23-vjeçarja Evgjeni Baxho humbi jetën disa ditë më parë në Tiranë. Mbit rupin e saj u gjetën diosa shenja mistiket ë shkruara me lapostil.
Dyshohet se janë një bashkim i simboleve rune të cilat përdoren si një metodë për t’u lidhur me versionin më të lartë të vetes, udhëzimin e brendshëm dhe si një metodë për parashikimin e së ardhmes.
Fillimisht u raportua se e reja kishte ndërruar jetë pas një infeksioni në dhëmballë. Mirëpo, pas shkrimeve në trupin e saj, u hodhën dyshime nëse e reja ishte pjesë e ndonjë sekti fetar.
Në një reagim, daja e saj ka mohuar që 23-vjeçarja të ishte përfshirë në ndonjë sekt fetar.
Kuptimi i shenjave:
Tiëaz, shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet.
Odal, romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar.
Algiz, pamje sfurku që nënkupton mbrojtje dhe shëndet.
Baxho u gjet pa jetë mesditën e datës 18 maj në Tiranë, në rrugën “Teodor Muzaka” në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq. Mjekësia Ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes, ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë tromboza. a.b














