Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të përfshirë në një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në pyllin e Semanit.
U bë ndalimi nga policia e Fierit i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit Dritan Vasiu (Koçi)., 46 vjeç, banues në Mbrostar-Ferko, Fier (i cili ishte shpallur në kërkim policor) dhe Artur Merko, 52 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b












