Kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka nisur sot turin e takimeve në rrethe.
“Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri.
Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë.
Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.
Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja
Takimet janë:
Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit
Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari”, ka lajmëruar ai në rrjete sociale. e.k













