Një kartel droge që vepronte në Catania, i përbërë nga kolumbianë dhe shqiptarëve është goditur nga policia, raportojnë mediat italiane.
Është sekuestruar një sasi prej 365 kg marijuanë dhe kokainë dhe u arrestuan 13 persona, në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito” i cili u zhvillua nga polica ekonomike dhe financiare e Catanias.
Arrestimet u bënë me një urdhër-ndalimi të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të drejtorisë Anti-Mafia të Catanias për veprën kriminale që synonte synonte trafikimin dhe shitjen e drogës, raportojnë mediat italiane.












