Ilgnor Vora, personi të cilit iu vendos tritol një natë më parë në banesë është kordinator i Partisë Demokratike në Shijak. Mësohet se Vora ka deklaruar se ai banon në atë shtëpi, por që godina nuk është në emrin e tij ndërkohë që ka 12 persona që banojnë atje.
Në dëshminë përpara grupit hetimor, Vora nuk ka dhënë asnjë emër tek i cili mund të dyshojë për këtë ngjarje.
“Kemi kontrollin e shtetit që po merr provat, nuk kam asnjë dyshim. Nuk kam patur përplasje me asnjë, në këtë shtëpi banojnë 12 persona. Ka qenë e papritur, kam dhe bashkëshorten shtatzënë dhe një djalë 2 vjeç,”– ka thënë Vora.a.b











