Një 50-vjeçar nga Cerriku ka ndërruar jetë pak ditë më parë prej koronavirusit, ndërsa ishte kthyer pak ditë më parë me avion në Shqipëri dhe tranzitin e kishte bërë nga Athina.
Pacienti vinte nga vendet arabe. Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ka konstatuar se shenjat ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit, i cili njihet për agresivitetin e tij, raporton abcneës.
Një mostër nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit i cili ka shkaktuar panik në këtë vend prej disa muajsh. a.b












