Rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Por burime ngabpolicia njoftuan më vonë se trtoli shpërtheu te porta e Ilgner Vores, pasi jeton bashkë me të vëllain O.V.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.m.k











