Në fshatin Grabian, shtetasi S. J., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. Q., 28 vjeç, banues në Grabian, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Grabian, Divjakë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme. a.b











