Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Poshnje ku mbeti i plagosur me armë zjarri 33-vjeçari Iljaz Ismaili.
Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Ata janë, shtetasit A.Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Rroskovec dhe A.F., 32 vjeç., banues në fshatin Otllak, Berat.
Në vijim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëautorët e tjerë të kësaj ngjarje, shtetasit: F.Sh., 30 vjeç, I.N., 48 vjeç, M.H., 33 vjeç dhe N.T., 32 vjeç.
Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, njofton policia e Beratit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. a.b












