Këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka është arrestuar mbrëmë pasi u përfshi në një aksident në Farkë, dhe më pas rezultoi i dehur.
Kjo është hera e dytë që Aleksandër Gjoka arrestohet nga policia pasi drejton në gjendje të dehur makinën.
Por çfarë ka postuar pak orë para arrestimit në rrjetet sociale Aleksandër Gjoka.
Në profilin e tij në Facebook, Aleksandër Gjoka ka postuar pak para orës 9 të darkës një foto ku pozon duke bërë ‘gëzuar’ me një pije në dorë me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

“Me shokun dhe mikun tim te hershem Vangjush Dako(Gjushi)”, shkruante këngëtari.











