• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleanca e Vaksinave të Popullit, çfarë po u kërkohet miliarderëve të vaksinave

droni by droni
22 May, 2021
in Kryesore, Rajoni
0
Flasin vullnetarët e vaksinës anti-covid:Dhimbje koke si mbas teprimit me alkool
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup organizatash aktiviste thotë se të paktën nëntë drejtues ekzekutivë dhe investitorë në kompanitë që prodhojnë vaksina të koronavirusit janë bërë miliarderë vitin e fundit, falë patentave të vaksinave të tyre.

Aleanca e Vaksinave të Popullit, një grupim i disa organizatave jo-fitimprurëse, joqeveritare përfshirë Global Justice Now, Oxfam dhe UNAIDS, po bën thirrje që firmat farmaceutike të ndajnë teknologjinë e tyre në mënyrë që prodhimi global i vaksinave të rritet shpejt, ndërsa infeksionet vazhdojnë të shtohen në shumë vende të varfëra.

“Korporatat farmaceutike që zotërojnë patentat e disa prej vaksinave më të famshme kundër COVID-19, si kompania Pfizer … dhe Moderna, po bëjnë fitime të mëdha nga monopoli që kanë mbi këto vaksina”, i tha Zërit të Amerikës Max Lawson, kreu i departamentit për pabarazisë në organizatën Oxfam International. “Si rezultat, investitorët dhe drejtuesit e tyre ekzekutivë po bëhen miliarderë si asnjëherë më parë.”

Sipas analizës së saj për listën vjetore të personave më të pasur botuar nga revista Forbes në prill, Aleanca e Vaksinave të Popullit pretendon se në miliarderët e rinj të vaksinave përfshihen shefat ekzekutivë të firmës farmaceutike Moderna në SHBA dhe firmës gjermane BioNTech, e cila ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë që u përdor për prodhimin e vaksinës Pfizer. Ata thonë se katër drejtues të tjerë ose investitorë të përfshirë në kompaninë Moderna dhe tre drejtues nga firma kineze CanSino Biologics, gjithashtu janë bërë miliarderë.

Zoti Lawson i organizatës Oxfam i tha Zërit të Amerikës se rrezikun financiar të zhvillimit të vaksinave e morën në kurriz në terma praktikë taksapaguesit. “Këto vaksina kundër COVID-19 u financuan nga fonde publike, nga taksapaguesit si ti dhe unë. Pra, vaksinat nuk janë pronë e këtyre kompanive dhe ato nuk duhet të përdoren për të grumbulluar këto fitime të mëdha”.

Ai shtoi se patentat mbi vaksinat u japin firmave farmaceutike autoritetin për të diktuar çmimin dhe shpërndarjen e ilaçeve.

“Për shkak të këtyre monopoleve, ne po përballemi me një mungesë artificiale ”, tha zoti Lawson. “Dhe ka hapësirë të mjaftueshme që këto kompani të bëjnë një kthesë të menjëhershme jo për të krijuar fitime të turpshme dhe miliarderë – por të ndajnë teknologjinë e tyre, të ndajnë pronën e tyre intelektuale dhe të lejojnë që çdo prodhues kompetent i vaksinave në botë të prodhojë vaksinat për të cilat ne kemi nevojë”.

Në një deklaratë, kompania BioNTech tha se ajo tashmë kishte rritur kapacitetin e saj të prodhimit deri në 3 miliardë doza në vitin 2021 dhe po punon me 15 partnerë përfshirë firmat Merck, Novartis Sanofi dhe Baxter sipas marrëveshjeve të liçensimit dhe prodhimit për të krijuar më tej një rrjet global të prodhimit të vaksinave. Firma shtoi se patentat nuk janë faktori kufizues për prodhimin e vaksinës, i cili është “një proces kompleks i zhvilluar për më shumë se një dekadë”.

“Të gjithë hapat duhet të përcaktohen saktësisht dhe të ekzekutohen me rigorozitet. Duhet personel me përvojë. Duhen lëndë të para që duhet të kanalizohet dhe të kualifikohet për përdorim. Duhen procese të konsoliduara për përgatitjen e vaksinës të cilat duhet të ndiqen me përpikmëri, “thuhet në deklaratën e BioNTech. “Nëse ndonjë nga këto hapa nuk respektohet, cilësia, siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk është e garantuar nga prodhuesi dhe as nga krijuesi vaksinës”. VOA

Previous Post

Kushëriri i Delon Troqes u zhduk që më 2018, ende nuk dihet asgjë për të

Next Post

Hapet Kapshtica, kush lejohet të kalojë për Greqi dhe kushtet

droni

droni

Next Post
Asnjë makinë me targa shqiptare nuk lejohet të kalojë kufirin në Kapshticë

Hapet Kapshtica, kush lejohet të kalojë për Greqi dhe kushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.