Arrestohet në Tiranë 56-vjeçari i dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”.
Disa grupe të policisë finalizuan me sukses operacionin policor “Linza”, në kuadër të të cilit, në Linzë, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Selman Balla, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistojës/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”, njoftoi policia e Tiranës.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. a.b











