Një 65-vjeçar u gjet pajetë në pyllin e fshatit Janjar në Sarandë. Mësohet se viktima është shtetasi Bekim Brahimi dhe paraprakisht dyshohet se ai kishte dalë për gjah.
Burime nga policia bëjnë të ditur se personi mund të jetë sulmuar nga derra të egër.
Policia raporton se në trupin e viktimës ka plagë të shumta.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe ambulanca. a.b
Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e pakët të mbetur në këtë fshat.a.b
Njoftimi i policisë:
Paraditen e sotme, në fshatin Janjar, Konispol, është gjetur në një zonë të pyllëzuar, pa shenja jete shtetasi B. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka qënë duke mbledhur bimë medicinale dhe është sulmuar nga kafshë të egra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.











