Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas – Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.a.b











