Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 5 banorët e Tarazhit nga Mirdita të cilët akuzohen se kanë përdhunuar në grup 15-vjecaren, fqinjë e tyre në këtë fshat.
Artan Kaçorri 31 vjec, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe A.Gj., shtetasi 17 vjeç, akuzohen për marrëdhënie intime me dhunë me të mitura.
Personi i parë që ka abuzuar me 15-vjeçaren është 32-vjeçari Artan Kaçorri. Ky i fundit kishte pasur lidhje me vajzën dhe në muajin mars i kishte blerë edhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari, i cili është i martuar, kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë.
Më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime, të cilat më pas ua ka shpërndarë edhe 4 personave të tjerë, mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.Gj. Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta në mënyrë të përsëritur.
Më pas vajza e shoqëruar nga prindërit ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Mirditë, duke paraqitur si provë telefonin e mesazhet dhe videot e fotot shantazhuese, të cilat ia kishin dërguar 5 personat.
Ndërkohë e ema e vajzës përmes një thirrje telefonike në neës24 u bëri thirrje autoriteteve që të dënojnë 5 autorët, dhe mos t’i falin për asnjë arsyeje.
“Situata është më e normalizuar. Kam folur me vajzën. Më ka thënë se e ndjen veten më të lehtësuar. Kur flas pak, duket se është më e lehtësuar. E ka pasur shumë të rëndë që të lehtësohet gjendja e saj në ato kushte ku kishte. Jo për kushtet familjare, por në kushtet ku kishte rënë. Kërkoj nga ana juaj drejtësi, mos të falet asgjë. Të vihet ligji në fuqi dhe mos të ketë falje. Kërkoj nga shteti të më mbrojë vajzën. Mos të ketë shanse që të ata të telefonojnë, të mos falen. Jam e tronditur. Jam bërë për psikologe”, -tha me zërin duke u ngashëryer nëna.a.b












