• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese bën bilancin, u shqyrtuan 100 cështje, por 75 prej tyre nuk kaluan në seancë

droni by droni
20 May, 2021
in Kronika
0
Zëri i Amerikës: KED gati të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese deklaroi sot përmes një njoftimi për mediat se po punohet me ritmin e duhur ndaj çështjeve voluminoze, të mbartura apo aktuale. Gjykata thotë se i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.

Deklarata e Gjykatës Kushtetuese:

Njoftim për mediet, datë 20 maj 2021 Gjykata Kushtetuese, tashmë funksionale prej janarit të vitit 2021, e ndërgjegjshme për rëndësinë e drejtësisë kushtetuese në mbrojtjen e vlerave bazë të organizimit shtetëror dhe të lirive themelore të individit, vlerëson të informojë publikun për disa të dhëna të veprimtarisë së saj gjatë kësaj periudhe, me bindjen se transparenca dhe informimi i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të besimit reciprok. Në përmbushje të misionit të saj për garantimin e epërsisë së Kushtetutës dhe forcimin e demokracisë në vend, Gjykata, ndonëse ende e paplotë dhe në kushtet e një kuorumi të brishtë e me përbërje tërësisht të re, sapo rifilloi funksionim, u gjend përballë një numri të konsiderueshëm çështjesh gjyqësore dhe veprimtarish të reja administrative, që buronin nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore.

Një prej veprimtarive administrative më të rëndësishme është miratimi i Dokumentit të parë Strategjik të Gjykatës Kushtetuese, si udhërrëfyes institucional për arritjen e standardeve më të larta në ushtrimin e funksioneve të saj me profesionalizëm, integritet dhe besueshmëri.

Gjatë kësaj periudhe, volumit të çështjeve në pritje për shqyrtim, Gjykata i është përgjigjur me ritmin e duhur dhe që prej janarit të këtij viti ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare. Ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve.

Duke u udhëhequr nga parimet e kolegjialitetit, pavarësisë dhe paanësisë, të sanksionuara në Kushtetutë, Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe zgjidhjes në një kohë sa më të shkurtër të mosmarrëveshjeve kushtetuese, sidomos përfundimit të çështjeve të mbartura, çka është bërë e mundur edhe falë përkushtimit të gjyqtarëve kushtetues. Po ashtu, një vlerë të shtuar në këtë drejtim ka pasur edhe administrimi efikas i burimeve njerëzore dhe materialeve ekzistuese të Gjykatës.

Në veprimtarinë e saj Gjykata është kujdesur edhe për ruajtjen e vazhdimësisë së jurisprudencës kushtetuese, duke iu referuar edhe jurisprudencës së GJEDNJ-së dhe asaj të gjykatave të tjera kushtetuese. Po ashtu, ajo i ka kushtuar vëmendje transparencës në vendimmarrje, duke publikuar në kohën e duhur në faqen zyrtare njoftime për publikun dhe median lidhur me vendimet e saj.

Gjykata, gjithashtu, vlerëson se është me rëndësi themelore që veprimtaria dhe autoriteti i Gjykatës të mbështetet nga aktorët politikë dhe institucionalë, nga subjektet që e vënë në lëvizje, nga mediat dhe publiku i gjerë. Dhënia e besimit prej tyre në këtë fazë i shërben ringritjes së autoritetit të saj, e cila në çdo rast shoqërohet me përgjegjësi të shtuar për Gjykatën dhe secilin prej gjyqtarëve, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokratizimit të shoqërisë në përgjithësi.

Në këtë drejtim, Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi nga kushdo i forcës detyruese të vendimmarrjes së saj, bazuar në nenin 132 të Kushtetutës, i cili parashikon se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Çdo lloj vendimmarrje e kësaj Gjykate, qoftë njëzëri ose me shumicë të votave, është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues, sipas bindjes së brendshme të bazuar në Kushtetutë, integritetit dhe paanësisë së gjyqtarit kushtetues ndaj çdo ndikimi të mundshëm të faktorëve të tjerë.Nga ana tjetër, çdo lloj vendimmarrje në kushtet e diversitetit të mendimeve e ushqen njëlloj procesin e pasurimit të vazhdueshëm të jurisprudencës dhe doktrinës kushtetuese.

Gjykata është besimplotë se ushtrimi i veprimtarisë së saj bëhet edhe më efektiv në një klimë besimi reciprok dhe luajal. a.b

Previous Post

E PAKONFIRMUAR/ Dëshmia e 15 vjecarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës: Endri tha mos më vrit, Ibrahimi: Qofsh i xhenetit!

Next Post

Dy emra nga grupimi për PD në garën për kryetar

droni

droni

Next Post
Grupimi për PD, deklaratë për mediat, janë kundër zgjedhjeve me 13 qershor dhe komisionit zgjedhor

Dy emra nga grupimi për PD në garën për kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.