Grupimi për PD-në kishte deklaruar se sot do të shpallte kandidatin e saj për kryetar të PD-së.
Por me sa duket dot ë jenë dy kandidatë që do të përballen me Lulzim Bashën për kreun e partisë.
Dy emrat e propozuar janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi, shkruan gazeta Panorama duke iu referuar burimeve nga grupimi.
Komunikimi i kandidatëve u shty për nesër për shkak të konferencës për media që pritet të mbajë sot në orën 18:00 ish-kryeministri Sali Berisha.”a.b












