Ish kryeministri Berisha tha sot në një konferencë shtypi se do padisë Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken në lidhje me akuzat e tij që ka lëshuar ndaj Berishës në vendimine tij për të ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.
“ Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral siç është Franca që të ngrejë një padi direkte ndaj Blinken për shpifje. Zoti Blinken mundet ndoshta të pretendojë. Imuniteti sot vlerësohet nga Gjykata në mënyrë relative, çka do të thotë se është ai mbrojtur kur ai kryen akte normale të pozitës së tij”, deklaroi Berisha në konferencë shtypi. A.b











