Ish kryeministri Sali Berisha do të japë një konferencë shtypi këtë pasdite. Berisha do të flasë për mediat në orën 18.00.
Dalja e tij në konferencë lidhet me vendimin e DASH për ti ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion, sic theksohej në vendimin e DASH.
Vendimi i DASH është publikuar dje në mësditë nga sekretari i Shtetit Blinken, duke ngjallur debate dhe reagime të panumërta në Shqipëri dhe jo vetëm.
Vetë Berisha publikoi një përgjigje dje duke kërkuar transparencën e dosjes ndaj tij që coi DASH në atë vendim. a.b












