• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Përgëzuam popullin për zgjedhje të mira, uruam Ramën për fitoren”

droni by droni
18 May, 2021
in Kryesore, Politika
0
“Përgëzuam popullin për zgjedhje të  mira, uruam Ramën për fitoren”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit gjatë  një  interviste në emisionin “Opinion”, Kim tha se SHBA është e kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në vendin tonë.

Ambasadorja thotë se ODIHR kanë deklaruar se zgjedhjet ishin të rregullta, pavarësisht disa problemeve të cilat nuk cenuan procesin zgjedhor.

“Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.”-tha ambasadorja Kim.

“Pë r SHBA pikë pamja jonë  ë shtë  shumë  e qartë  dhe të  gjitha partitë  të  njohin rezultatet e zgjedhjeve. Të  gjithë  duhej të  kishin që ndruar në  Parlament. Presim shatorin dhe presim më  kë naqë si të  kthehen në  Parlament. Ata do të  jenë  në  Parlament. Ata e bë jnë  shumë  të  qartë  se do të  jenë  në  Parlament në  shtator”, tha Kim.

Pjesë nga intervista në “Opinion”: 

Blendi Fevziu: Ka dy qëndrime të ndryshme ndaj rezultatit të zgjedhjeve. Partia Socialiste deklaroi fitoren. Partia Demokratike deklaroi fitoren vonë ditën e zgjedhjeve, por ditën tjetër thanë se ishin zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë pas vitit 1990. Ku qëndron e vërteta midis këtyre dy qëndrimeve, sipas jush?

Ambasadorja Kim: Do e referoja cilindo tek raporti paraprak i ODIHR. Mendoj se ata janë ekspertët e vërtetë dhe pikëpamjet aty janë shumë të rëndësishme për t’u shënuar dhe për t’u marrë seriozisht.

Blendi Fevziu: Dhe kur do ta kemi raportin përfundimtar të ODIHR?

Ambasadorja Kim: Nuk e di. Duhet të pyesni ata.

Blendi Fevziu: Normalisht, është ODIHR që certifikon zgjedhjet, por kemi probleme të brendshme, sepse të gjithë e dinë që shitja ose blerja e votës, një proces i dyanshëm, jo vetëm blerja, është një fenomen në Shqipëri. A keni parë shenja të këtij fenomeni dhe çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Është një problem që ishte në raportin paraprak të ODIHR, përveç disa aktiviteteve të tjera që shpresojmë se do të eliminohen nga zgjedhjet në Shqipëri. Dhe mendoj se kjo do të ndodhë, por siç e përmenda më herët, tani ka dy gjëra që duhet të ndodhin. Së pari, janë paraqitur një numër ankimesh në SPAK, tek prokurorët dhe ligjzbatuesit. Ata duhet t’i marrin këto seriozisht dhe t’i hetojnë të gjitha këto raste dhe…

Blendi Fevziu: …kanë filluar shumë raste…

Ambasadorja Kim: …kanë filluar shumë raste dhe unë e ndjek nga shumë afër këtë. Me sa kuptoj, deri tani, janë paraqitur 143 ankime dhe nga këto, 54 janë regjistruar sepse hetuesit vendosin cilat kanë meritë dhe cilat jo; cilat duhen hetuar nga SPAK dhe cilat nga prokuroritë e rretheve, bazuar në kompetencat e tyre. Me sa kuptoj, tani janë 37 çështje duke u hetuar në mënyrë aktive. I presim rezultatet e këtyre. Siç e dini, KQZ po shikon ankimet që janë dorëzuar, pra ka një proces.

Blendi Fevziu: Thatë që kishte disa probleme të vogla, të cilat, sipas jush, problemet e zgjedhjeve?

Ambasadorja Kim: E dini, ju referoj tek raporti i ODIHR. Ju e dini po aq mirë sa unë se çfarë thotë ai raport.

Blendi Fevziu: Problemi tjetër është që shumica e njerëzve nga opozita thonë se shumica ndryshoi rregullat e lojës gjatë lojës. I referohen marrëveshjes së 5 Qershorit, në parlament, dhe në Korrik, çka ndryshoi koalicionet dhe të tjera. A ishte…?

Ambasadorja Kim: Mendoj se…

Blendi Fevziu: Keni bërë një deklaratë për këtë …

Ambasadorja Kim: Mendoj se kam folur qartë për këtë. Mendoj se mënyra në të cilën u arrit 5 Qershori duhet të kishte qenë modeli për të gjitha ndryshimet. Në të njëjtën kohë, parlamenti ka kompetencat e tij. Po e lë me kaq.

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, PD tani kërkon një hetim të plotë dhe, nga ana tjetër, po kërkojnë përsëritjen e votimit në 9 zona. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ka një proces të ngritur. Pra, KQZ duhet të hetojë dhe të marrë disa vendime. Dhe, mendoj se kushdo ka të drejtën të paraqesë ankimime tek prokurorët dhe tek KQZ, nëse kanë prova për këtë.

Blendi Fevziu: Të gjithë duan opinionin tuaj për zgjedhjet e 25 Prillit. Çfarë mendoni për zgjedhjet?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ODIHR, që janë vërtet ekspertët për zgjedhjet, kanë nxjerrë gjetjet e tyre fillestare dhe ne i kemi mbajtur shënim. Për shembull, ata vërejnë që zgjedhjet ishin të rregullta dhe përgëzuan autoritetet për administrimin e zgjedhjeve shumë mirë. Megjithatë, vërejtën edhe disa probleme dhe pritshmëria jonë, si SHBA, është që ato probleme do të trajtohen, por për pjesën më të madhe, siç e patë në deklaratën që nxorëm nga Uashingtoni, përgëzuam popullin shqiptar për zgjedhje të mira, uruam Kryeministrin Rama për fitoren. Po ashtu, uruam edhe partinë e opozitës për zhvillimin e një fushate shumë të fortë. Prandaj mendoj që në tërësi, jemi të kënaqur me mënyrën si u zhvilluan zgjedhjet.

Blendi Fevziu: Po, ishte një fushatë shumë konkurruese, por ishte i njëjti rezultat, pak a shumë për shumicën, si në vitin 2017 dhe ka shumë komente lidhur me problemet në zgjedhje. Sigurisht, ODIHR ka nxjerrë një raport paraprak, por nuk kemi ende raportin përfundimtar. Ju e keni ndjekur nga shumë afër procesin dhe ditën e zgjedhjeve. Cili është opinioni juaj personal për zgjedhjet?

Ambasadorja Kim: Mendoj se nuk është me vend të ofroj një mendim personal për çka pashë. Gjithë ç’mund të them është se në mendimin tim, dita ishte e karakterizuar nga shpresa. Lidhur me aspektet teknike, ka dy gjëra që duhet të ndodhin: së pari…

Blendi Fevziu: Keni qenë në vende të ndryshme ditën e zgjedhjeve…

Ambasadorja Kim: Isha kudo në vend…

Blendi Fevziu: …kudo në vend?

Ambasadorja Kim: Po, siç e dini, kishim rreth 25 ekipe nga ambasada dhe ishim nga Shkodra në Sarandë, kudo…

Blendi Fevziu: …25 ekipe nga Ambasada Amerikane?

Ambasadorja Kim: Vetëm nga Ambasada Amerikane…

Blendi Fevziu: …me amerikanë dhe shqiptarë?

Ambasadorja Kim: Saktë. Saktë. Kishim dikë që ishte amerikan dhe secili nga këta shoqërohej nga dikush me shqipe të rrjedhshme që të kuptonim sa më mirë që mundej për çka shikonim dhe dëgjonim. Pra, kishim të gjithë këta në gjithë vendin dhe, siç e dini, komuniteti ndërkombëtar kishte qindra të tjerë. Dhe kjo sigurisht përfshin ekspertët e ODIHR. Ndaj, mendoj se kishim një vështrim goxha të mirë mbi situatën ditën e zgjedhjeve por edhe më pas.

Blendi Fevziu: Keni mbuluar thuajse të gjithë Shqipërinë me 25 grupe nga Ambasada Amerikane dhe të tjerët nga…

Ambasadorja Kim: …saktë, kombinuar me cilindo tjetër që ishte këtu në ditën e zgjedhjeve, por edhe përpara ditës së zgjedhjeve, ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, gjatë numërimit. Vazhdojmë ta ndjekim nga shumë afër dhe, deri tani mirë.

Opinion.al

Previous Post

Enkel Demi fiton çmimin evropian të letërsisë

Next Post

Ngarkesa me 400 kg kokainë, ortaku i kompanisë në Lipjan me lidhje biznesi me Elvis Roshin

droni

droni

Next Post
Ngarkesa me 400 kg kokainë, ortaku i kompanisë në Lipjan me lidhje biznesi me Elvis Roshin

Ngarkesa me 400 kg kokainë, ortaku i kompanisë në Lipjan me lidhje biznesi me Elvis Roshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.