Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer përgjigje Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.
Meta ka lonstatuar paligjshmëri në kërkes dhe vë theksin se kërkesa në përmbajtjen e saj nuk “referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj”.
Ai thekson në letërse presidenti do të mbetet i vetmi që nuk do të frikësohet dhe i vetmi që “nuk e keni detyruar dot që të shkelë kushtetutën.”
Meta kërkon qe kuvendi të shfuqizojë vendimin për komision hetimor pasi është i paligjshëm.
Kreu i shtetit thekson se Kuvendi tashmë pas zgjedhjeve të zhvilluara më 25 prill 2021, ndodhet në një periudhë tranzitore, që i duhet të qëndrojë në detyrë si një detyrim kushtetues, por nuk ka as kohë dhe as legjitimitet të ndërmarrë iniciativa për asnjë lloj veprimtarie hetimore, ndaj askujt, dhe për asnjë arsye.












