Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona e pranishme në seancën e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Rama-Meta, në lidhje me refuzimin e dekretimit të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj, kërkoi që të kishte një vendim shterues në lidhje me pozicionin e Presidentit në raport me propozimet e Kryeministrit për qeverinë.
Ajo tha në mbrojtjen e saj në Kushtetuese se Presidenti refuzoi dekretimin e Gent Cakaj si ministër jashtë çdolloj kompetence. Sipas saj, Presidenti cënoi rënë parimet e parlamentarizmit.
“Presidenti refuzoi dekretimin jashtë çdo lloj kompetence, jashtë çdo kompetence që i jep Kushtetuta dhe cënoi rëndë parimet e parlamentarizmit. Kërkesa ka si qëllim rregullimin e mosmarrëveshjes së krijuar në rastin konkret. Ekziston një konflikt midis këtyre pushteteve, i shkaktuar me sjellje të qarta të të dyja palëve. Ku presidenti refuzon, kryen verifikime, të cilat nuk janë në kompetencë të tij. Kryeministri nuk pranoi refuzimin, por propozoi veten, për të zgjidhur situatën e krijuar, pasi presidenti nuk la asnjë hapësirë vjetër”, tha Elira Kokona, raporton Neës24.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta u përballen sot për herë të parë pas zgjedhjeve në 25 prillit në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me mosdekretimin e ish-ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.
Gjykata kushtetuese mund të mos arrijë në një vendim pasi duhen 5 vota që të ketë një vendimmarrje nga Gjykata. Janë 7 anëtarë nga të cilët 4 janë emëruar me mbështetjen e qeverisë dhe 3 me mbështetjen e Presidentit, duke patur parasysh se mbështetje është vetëm renditja në listën që i dërgohet Parlamentit. a.b












