Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksionin për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës.
Deri tani të paktën 7 persona janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen si të përfshirë në rrjetin që trafikoi kokainën me vlerë mbi 20 milionë euro.
“Janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu edhe dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.
Policia thotë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me gjyqtaren e procedurës paraprake dhe prokurorin e prokurorisë speciale.
“Shtatë të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.a.b












