Në orët e para të mëngjesit të sotëm një person humbi jetën pasi makina qe drejtonte doli nga rruga.
“Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b











