Ish ministri i Jashtëm në qeverinë e PD, Besnik Mustafaj dhe një prej themeluesve të saj më 1990 tha se ishte kundër ngutjes së Bashës për të bërë zgjedhje për kryetar në një kohë shumë të shkurtër.
Mustafaj tha se kryetari i komisionit zgjedhor Jemin Gjana është i pabesueshëm dhe i njëanshëm.
“Unë besoja se duhet një kohë më e gjatë për të gjithë kandidatët për të takuar anëtarësinë. Vetëm një proces i ngjashëm si ai që ndodh në SHBA mund ta nxjerrë partinë në dritë. Eksperienca ime dhe kultura ime politike, nuk më lejojnë që të besoj se do të jetë një garë, aq më tepër për një periudhë të shkurtër, një garë që ta mbyllë me Jemin Gjanën një person i pabesueshëm që është i njëanshëm dhe ka sulmuar kundërshtarët e Bashës në 2017.
Basha po thellon gabimet që bëri në 2017 për fushatën e bërë për zgjedhjet brenda Partisë”, ka thënë ai.











