Një 85 vjeçar nga Mati dyshohet se u vetplagos.
Ai është dërguar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
“Në orët e vona të mbrëmjes datë 16.05.2021, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi D. H., rreth 85 vjeç, banues në Mat, i cili në një ambient pranë banesës së tij , dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri”, thotë policia. a.b











