Një sasi prej rreth 400 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Policia në Lipjan të Kosovës. Droga ishte e fsheshur në një kontenier me mish pule dhe mbahej nën vëzhgim, deri në mbërritjen në destinacionin e saj final.
Kapja e kësaj sasie mësohet se u bë në bashkëpunim me DEA-n amerikane, autoritetet italiane dhe shqiptare.
Ngarkesa dyshohet se ishte nisur nga Brazili, kishte pasur një ndalesë në Itali dhe më pas në Portin e Durrësit ku ishte mbajtur nën vëzhgim. Pas kësaj, kontenieri kishte udhëtuar drejt Kosovës, ku dhe u bë kapja e saj në ambientet e një kompanie qe merret me tregti produktesh ushqimore.
Policia e Kosovës ende nuk ka konfirmuar aksionin ndërkohë që më herët u fol për 2.2 ton kokainë të kapur.
Në foto janë kutitë ku ishte vendosur droga pasi ishte hequr prej andej mishi i pulës. a.b












