Foto ilistruese
Është mësuar emri i viktimës nga armë zjarri në Shkodër. Ai është Endri Mustafa, 32 vjeç.
Mustafa ka pasur më herë precedentë penalë. Gjykata e kishte dënuar atë për plagosje.
Burime ende të pakonfirmuara thanë se ai kishte 3 ditë i larguar nga shtëpia ndërsa trupi i tij u gjet mbrëmë. a.b
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.












