Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. N., 61 vjeç, banues në fshatin Diellas, Pustec.
Ky shtetas, u kap në lagjen nr. 17, Korçë, pranë tregut të shumicës, me automjetin tip “Volkswagen”, duke tregtuar mallra ushqimore pa dokumentacionin përkatës (faturë blerjeje malli). Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën që ky shtetas dispononte në këtë treg, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të tjera ushqimore të dyshuara si kontrabandë. a.b












