Foto ilustruese
Dy makina u përplasën sot në Vorë ndërkohë që njëra prej tyre doli nga rruga. Drejtuesi i mjetit u dëmtua rëndë.
“Rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Tiranës. m.k












