Himarë/Informacion paraprak
Një vajzë 27 vjeçe ka konsumuar sot një sasi fostoksine. Ngjarja ndodhi në Himarë ndërsa policia ka dhënë detajet e para.
“Rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja K. L., 27 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e qytetit. a.b












