Një i ri 33 vjeç u gjend pa jetë në banesë. Ngjarja ndodhi në Sarandë dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe rajonale.
Sarandë/ Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b












