Foto ilustruese
Një makinë u dogj në parkim në qytetin e Krujës. Deri tani janë shoqëruar 6 persona, ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet filmike. Mësohet se makina është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili u gjet i vrarë në vitin 2018. a.b
Njoftimi i policisë
Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marrë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.
Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.












