Ka pasur momente tensioni në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë ndeshjes Tirana-Kastrioti.
Sherri ndodhi pas goli të realizuar nga Hoxhallari në minutën 78-të. Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.
Është dashur ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej. Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar.
Sherri në stadiumin “Selman Stërmasi” ka bërë që policia të ndërhyjë dhe të shoqërojë në komisariat 6 persona.












