Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi akuzohet se përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh.
17-vjeçarja e shoqëruar nga nëna e saj ka denoncuar se i ati e ka përdhunuar prej moshës 12-vjeçare. Menjëherë sapo ajo e kallëzoi ngjarjen e rëndë, Policia është shfaqur në derën e shtëpisë së familjes shqiptare për të arrestuar 45-vjeçarin.
Ndërkohë vajza e mitur i është nënshtruar kontrollit mjekësor, me qëllim hetimin dhe vërtetimin e denoncimit të saj ndaj të atit. Ndërkaq djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.
Familja me origjinë shqiptare është e përbërë prej 4 personash dhe jetonte në një fshat të Greqisë, i quajtur Assos Korinthias. a.b












