• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dritëhijet ligjore tek vendimi i Komisionit të Ligjeve për të shkarkuar Presidentin

droni by droni
7 May, 2021
in Kryesore, Politika
0
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, komisioni parlamentar i ligjeve i propozoi sot parlamentit të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, “për shkelje të rënda të Kushtetutës”, para dhe gjatë procesit të zgjedhjeve të 25 Prillit, Komisioni e miratoi sot me 14 vota pro dhe 1 kundër raportin, i cili pritet të shqyrtohet gjatë seancës së nesërme në parlament.

Vendimi u mor pa u zhvilluar një seancë dëgjimore me presidentin Meta, data për organizmin e së cilës u kthye në një përplasje mes palëve. Rregullorja e parlamentit përcakton në nenin 112, pika 2, se “Kryetari i Kuvendit ia përcjell kërkesën dhe dokumentet shoqëruese të saj Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili brenda 15 ditëve i paraqet Kuvendit raportin dhe propozimin e tij për ngritjen ose mosngritjen e një komisioni hetimor. Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u shprehur në Komision, Komisioni është i detyruar ta dëgjojë atë, duke i lënë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve.”

Të mërkurën, Komisioni i Ligjeve mori një letër nga institucioni i Presidencës, si përgjigje të një shkrese dërguar më parë ku njoftohej mbajtja e seancës së parë për vlerësimin e kërkesës së deputetëve socialist për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Letra e cila ngrinte pikëpyetje për arsyet e njoftimit të marrë nga Komisioni, dhe e konsideronte nismën për shkarkim “një përpjekje të dëshpëruar të një parlamenti ilegjitim”, ndërthurej me evidentimin e një sërë “faktesh ulëritëse…për krimet zgjedhore”, me të cilat, duhej, sipas presidentit, të merrej Komisioni i Ligjeve. Letra mbyllej me gatishmërinë e Kreut të Shtetit “për t`u takuar, diskutuar e për tu shprehur me Komisionin e Ligjeve” për sa ai kishte parashtruar, në datën 10 Maj.

Pavarësisht se shkresa e Presidentit nuk ishte një kërkesë eksplicite nga ana e tij për t’u shprehur në Komision, siç e parashikon rregullorja, ajo u interpretua si e tillë nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilët i lanë afat Kreut të Shtetit më pak se 24 orë, që të paraqitej të enjten në orën 11.00. Në përgjigjen që Komisioni mori sot nga Presidenca, kjo e fundit i referohej atij momenti të po të njejtit nen të Rregullores së Parlamentit, ku përcaktohej se Komisioni duhet t’i “lerë një kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes dhe dhënien e sqarimeve”, duke nënvizuar se “harku kohor prej më pak se 24 orësh, kurrësesi nuk mund të klasifikohet si “kohë e mjaftueshme”. Rregullorja e Kuvendit ju njeh të drejtën për të kryer një vlerësim dhe të hartoni një raport brenda një harku kohor prej (15) pesëmbedhjetë ditësh, afat i cili përfundon në datën 15 Maj 2021. Edhe për këtë arsye nuk keni pse të nxitoheni për ta realizuar këtë proces brenda një dite, duke shkelur çdo normë në fuqi…”

Por kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, tha se “neni 112/2 i Rregullores së Kuvendit i jep, i njeh dhe i garanton të drejtën presidentit të dëgjohet në komisionin e ligjeve, si dhe detyrimin e komisionit të ligjeve mundësinë të shprehet në këtë komision. Ndërsa lidhur me kohën në dispozicion është në vlerësimin e komisionit të ligjeve për të përcaktuar datën dhe orën e mbledhjes se kur presidenti i Republikës të vijë të shprehet në këtë komision”. Presidenti, sipas tij, nuk mund të kishte gjë më të rëndësishme se sa një kërkesë për shkarkimin e tij, por me këtë shtyrje kohe, që kërkoi deri të hënën, synoi të tejkalohen afatet ligjore, u shpreh zoti Manja, ndërsa dhe të tjerë anëtarë socialist të Komisionit e cilësuan si një përpjekje të Kreut të Shtetit për të penguar ngritjen e Komisionit hetimor ndaj tij.

Në shkresën e tij presidenti në fakt shpjegonte se dita e sotme ishte e zënë me aktivitete të rëndësishme. “Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit”, thuhej në shkresën e Kabinetit të Presidentit ku bëheshin me dije takimet me ministren Federale për Çështjet Europiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë Karoline Edtstadler, dhe më pas me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Në mbrëmje zyra e Kreut të Shtetit publikoi dhe korrepondencën me ministrinë e Jashtme, përmes së cilës, që prej disa ditës ishte fiksuar takimi me ministren austriake në orën 11.15.

E gjithë kjo përplasje mes palëve, e ka zanafillën në nxitimin e socialistëve për të ngritur Komisionin hetimor brenda datës 9 maj, që përkon dhe me fillimin e katërmujorëshit të fundit të parlamentit, afat pas të cilit nuk mund të ngrihen komisione hetimore. Por në të njejtën kohë, deputetët janë të detyruar të respektojnë me përpikmëri edhe procedurat, sepse nëse parlamenti do të arrijë të sigurojë votat për shkarkimin e Kreut të Shtetit, vendimi i fundit i takon Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, përveç vlefshmërisë së argumentave, do të vlerësojë edhe ecurinë e gjithë procesit, nëse ka qenë ose jo në përputhje me përcaktimet ligjore. Konflikti për datën, që pasoi me mungesën e një seance dëgjimore, mund të përbëjë një element i cili rrezikon të ngrejë pikëpyetje mbi një proces të rregullt dhe ligjor. VOA

Previous Post

Dash Shehi: Patronazhistët, legenët e Edi Ramës që përgjojnë njerëzit

Next Post

Policia parandalon një vrasje në Këlcyrë, jepen pamjet e aksionit të guximshëm

droni

droni

Next Post
Policia parandalon një vrasje në Këlcyrë, jepen pamjet e aksionit të guximshëm

Policia parandalon një vrasje në Këlcyrë, jepen pamjet e aksionit të guximshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.