Është ndarë sot papritur nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës, Adrian Metani.
Dyshohet se komisari ka humbur jetën nga infarkti në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes. a.b












