Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi sot pasdite 153 kandidatët, ata që janë zgjedhur deputetë dhe ata që janë në lista.
Basha u ka kërkuar edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave, ndërsa tha se zgjedhjet u vodhën nga Rama, Doshi dhe Rakipi.
Ai ka njoftuar deputetët se do të ndërmarrë një tur takimesh në të gjithë vendin. Disa deputetë i kamë kërkuar Bashës për ndërmarrjen e një linjë radikale ndaj qeverisë, por Basha ka këmbëngulur për mbledhjen e fakteve.
Basha ka thënë se PD-ja ka sjellë një fitore të madhe, pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi.
Burime të pakonfirmuara bënë të ditur se Basha u tha deputetëve se shtator do të jenë në Parlament. e.k












